Maliq/Vijon operacioni policor i koduar “Basti i fundit”

Maliq/Vijon operacioni policor i koduar “Basti i fundit”.

Vihet në pranga një shtetas që kishte vënë në dispozicion lokalin e tij, për të ushtruar veprimtarinë e paligjshme të lojërave të fatit.

Vihet në pranga dhe 1 shtetas tjetër që u kap duke luajtur lojëra fati, në këtë lokal.

Sekuestrohen 4 celularë që përdoreshin për lojëra fati.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq, në vijim të operacionit policor të koduar “Basti i fundit”, për goditjen e aktivitetit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, kanë vijuar kontrollet në ambiente të ndryshme dhe në lokale. Si rezultat, kanë goditur një tjetër rast të kësaj paligjshmërie, për të cilin u arrestuan në flagrancë shtetasit K. Sh., 31 vjeç dhe K. Sh., 29 vjeç, banues në Maliq.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia, në fshatin Libonik, në lokalin e 31-vjeçarit, këtij shtetasi dhe 29-vjeçarit, iu gjetën dhe u sekuestruan, 4 aparate celularë që dyshohet se shërbenin për vendosjen e basteve sportive, në të cilët kishin ruajtur edhe bileta lotarie në emër të shtetasve të tjerë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.