Raporti ditor i ngjarjeve, 29 shtator 2023

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive.

PKK Muriqan/Kontrolle intensive ndaj shtetasve dhe mjeteve, për të gjurmuar dhe goditur tentativat për të futur/nxjerrë nga vendi ynë, para me burim krimin.Finalizohet operacioni policor i koduar “Directions”. Sekuestrohen 82 010 euro.Operacioni, rezultat i vigjilencës së shtuar të shërbimeve të DVKM Shkodër, për të ushtruar kontrolle të imtësishme në një autobus ku në muajin shkurt të këtij viti, Policia gjeti 48 100 euro të cilat një 35-vjeçar i arrestuar, tentonte t’i nxirrte nga vendi ynë, pa i deklaruar.Vihen në pranga 2 shtetas (pronari dhe drejtuesi i autobusit) dhe procedohen penalisht 2 të tjerë (drejtues alternativë të autobusit).Krahas angazhimit maksimal për t’iu ofruar shërbim korrekt, me etikë dhe të shpejtë, qytetarëve në hyrje/dalje, shërbimet e Policisë Kufitare të Muriqanit vijojnë intensivisht punën, për konstatimin dhe goditjen e krimeve kufitare. Në këtë kuadër, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë së Shkodrës, u finalizua operacioni policor i koduar “Directions”.Si rezultat i operacionit u vunë në pranga shtetasit R. A., 36 vjeç, banues në Shijak dhe S. F., 54 vjeç, banues në Elbasan, si dhe u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. C., 53 vjeç, banues në Elbasan dhe K. M., 56 vjeç, banues në Mamurras.Shërbimet e Policisë Kufitare, në hyrje të vendit, ushtruan kontrolle të imtësishme, në vijë të dytë, në autobusin në pronësi të 36-vjeçarit (me drejtues shtetasin S. F. dhe me drejtues alternativë shtetasit A. C. dhe K. M.). Nga kontrollet, në një çantë të fshehur në kroskotin e autobusit, u gjetën 82 010 euro, të dyshuara të përfituara nga veprimtari kriminale, të cilat do të futeshin në vendin tonë, pa u deklaruar.Paratë u sekuestruan me cilësinë e provës materiale.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

DVP Elbasan-Kontrolle intensive, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim në kuadër të megaoperacionit policor antidrogë të koduar “Rrjeti”. Shkon në 56 numri i shtetasve të vënë në pranga në kuadër të këtij megaoperacioni.Vihet në pranga 34-vjeçari i shpallur në kërkim, i akuzuar si pjesëtar i rrjetit kriminal me veprimtari në fushën e narkotikëve, që u godit 3 muaj më parë.Shërbimet e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Elbasan, në bashkëpunim me ata të Forcës Operacionale të Drejtorisë së  Përgjithshme të Policisë së Shtetit, bazuar në inteligjencën informative për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë intensifikuar kontrollet për kapjen dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.Si rezultat, në lagjen “Qyteti Studenti”, Tiranë, është lokalizuar, kapur dhe ndaluar shtetasi E. T., 34 vjeç, banues në Elbasan, i cili ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.34-vjeçari akuzohet si pjesëtar i një rrjeti kriminal për prodhimin, shitjen dhe trafikimin e llojeve të ndryshme të drogave, rrjet i cili u godit nga Policia e Elbasanit, në muajin qershor të këtij viti, në kuadër të megaoperacionit policor antidrogë të koduar “Rrjeti”.Vënia në pranga e këtij shtetasi e çoi në 56 numrin e shtetasve në pranga për këtë megaoperacion, gjatë të cilit janë sekuestruar sasi dhe doza të drogave të ndryshme, armë zjarri, municion luftarak, armë të ftohta dhe shuma të mëdhaja parash në valuta të ndryshme.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

DVP Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Fraud”.Operacioni u zhvillua nga Komisariati i Policisë Nr. 6, Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Tiranë, në bashkëpunim me DVP Elbasan, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.Tentuan të përfitonin një shumë të madhe parash, nëpërmjet mashtrimit, nga një shtetas (biznesmen), duke u prezantuar si përfaqësues të një zyrtari shtetëror, vihen në pranga 4 shtetas.Shpallen në kërkim 2 shtetas të tjerë, njëri prej tyre i dyshuar organizator i kësaj skeme mashtrimi.Sekuestrohen 2 automjete dhe 6 celularë.Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Tiranë dhe DVP Elbasan, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e krimeve ekonomike, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Fraud”, për identifikimin, kapjen dhe vënien në pranga të disa shtetasve, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kishin tentuar të mashtronin një biznesmen, për të përfituar shumën 70 000 euro.Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi i shtetasve Xh. Xh., 24 vjeç, L. Xh., 39 vjeç, M. P., 30 vjeç, të tre banues në Elbasan, dhe P. F., 51 vjeç, banues në Vlorë.Gjithashtu, u shpallën në kërkim shtetasit Xh. Q., 27 vjeç, banues në Elbasan, dhe F. Gj., 40 vjeç, banues në Shkodër.Këta shtetas kanë tentuar të mashtrojnë një shtetas (biznesmen), për të përfituar shumën 70 000 euro, duke u prezantuar si përfaqësues të një zyrtari shtetëror.Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 automjete dhe 6 aparate celulare.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

PKK Kakavije/Kontrollet e detajuara nga shërbimet e Policisë Kufitare godasin 2 raste të mosdeklarimit të të hollave.Sekuestrohen në total 20 520 euro dhe 100 dollarë, procedohen penalisht 2 shtetas që nuk i deklaruan në dalje të RSh-së.Si rezultat i angazhimit maksimal të shërbimeve të Policisë Kufitare të PKK Kakavije, për parandalimin dhe goditjen e krimeve kufitare, krahas punës për ofrimin e një shërbimi cilësor dhe etik, qytetarëve në hyrje/dalje, janë goditur 2 raste të mosdeklarimit të të hollave.Në bazë të analizës të riskut, në dalje të vendit, u kaluan për kontroll në vijë të dytë, shtetasi  Dh. H., të cilit i janë gjetur 10 365 euro, dhe shtetasi R. K., të cilit i janë gjetur 10 155 euro dhe 100 dollarë.Shumat e parave të padeklaruara nga këta shtetas u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit Dh. H., 47 vjeç dhe R. K., 45 vjeç, të dy banues  në Kuçovë.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 93 shtetas, konkretisht: 27 shtetas janë vënë në pranga, 59 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 7 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve janë shpallur në kërkim, vijojnë punën intensivisht, strukturat e Policisë.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 3 raste – 1 shtetas është vënë në pranga dhe 2 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë. 1 shtetas i shpallur në kërkim për veprimtari kriminale në këtë fushe, është kapur dhe vënë në pranga.

Në fushën e mbajtjes pa leje të armëve dhe municionit luftarak, janë evidentuar 6 raste- 5 shtetas janë vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 2 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 9 raste- 3 shtetas janë vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 9 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 5 raste të krimeve ekonomike- 7 shtetas janë vënë në pranga dhe 4 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë.

Është evidentuar 1 rast i krimeve kompjuterike, me autorë ende të paidentifikuar.

Janë evidentuar 2 raste të veprës penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë. Gjithashtu, 1 shtetas tjetër është ndaluar për 1 rast të veprës penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”.

Për veprat penale në fushën e vjedhjen së pronës dhe pasurisë janë evidentuar 6 raste, 3 prej të cilave me autor ende të paidentifikuar. Për rastet e tjera, 2 shtetas janë vënë në pranga, 3 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 1 shtetas është proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve kundër mjedisit dhe veprave penale dhe objekt shkatërrimin e pronës me mjete të ndryshme, janë evidentuar 21 raste, me 1 shtetas të vënë në pranga, 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe 21 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 6 raste të veprës penale “Dhuna në familje”, me 2 shtetas të vënë në pranga, 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe 3 shtetas të proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 10 kërkesëpadi për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.

Janë evidentuar 3 raste të veprës penale “Vetëgjyqësia”, me 3 shtetas të proceduar në gjendje të lirë, 2 raste të veprës penale “Trafikimi i mjeteve motorike”, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë, 2 raste të mosbindjes/kundërshtimit të urdhrit të punonjësve të Policisë, me 1 shtetas të vënë në pranga dhe 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë, 2 raste të veprës penale “Prishja e qetësisë publike”, me 1 shtetas të vënë në pranga dhe 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.

Është evidentuar nga 1 rast i veprave “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Dhunimi i banesës”, me nga 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë. Është evidentuar nga 1 rast i veprave penale: “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, me 1 shtetas të vënë në pranga; “Largimi i të burgosurit nga vendi i qendrimit”, me 1 shtetas të vënë në pranga dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, me 2 shtetas të vënë në pranga dhe 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.

Gjithashtu, 1 shtetas i kërkuar për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qendrimit”, është kapur dhe ndaj tij ka nisur procedimi në gjendje të lirë.

Kanë ndodhur 4 aksidente rrugor, si pasojë e të cilave 4 shtetas janë dëmtuar. Janë evidentuar në total 16 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor- 7 shtetas janë vënë në pranga dhe 10 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë.