Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Maliq, bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”, të shtetasit O. Sh., 46 vjeç, banues në fshatin Velitërnë, Maliq, pasi gjatë kontrollit që shërbimet e policisë ushtruan në lokalin e tij, në këtë fshat, iu gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale një telefon celular i markës “Samsung J7”, i cili shërbente për vendosjen e basteve sportive.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.