Një tjetër i kërkuar bie në prangat e Policisë.
Kapet nga shërbimet e Policisë Rrugore një person, i shpallur në kërkim për veprën penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”.
Në zbatim të planit të masave për kapjen e personave në kërkim, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative se një shtetas në kërkim po lëvizte me mjet në drejtim të Lezhës, Policia Rrugore e Lezhës ka mirëorganizuar punën duke bërë të mundur që në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Shengjinit” , bllokimin e mjetit tip “Volkswagen”, si dhe të drejtuesit të mjetit, shtetasin:
Y.B., 41 vjeç, banues në Lezhë.
Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim në nëntor të vitit 2019, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”.
Materialet procedurale u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.