Lezhë – Vijojnë kontrollet e befasishme për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje

Lezhë

Vijojnë kontrollet e befasishme për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje.

Sekuestrohet një armë zjarri pistoletë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë, në bashkëpunim me forcën e posaçme “Shqiponja” në DVP Lezhë, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë në fushën e armëmbajtjes pa leje, mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë policore, se pronari i një servisi në fshatin, Balldre, Lezhë, mbante armë zjarri pa leje, kanë ushtruar kontroll në këtë ambient.

Gjatë kontrollit të ushtruar, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë, me krehër me fishekë.

Në vijim të veprimeve u bë shpallja në kërkim e pronarit të servisit, shtetasit A. M., 31 vjeç, banues në Balldre, Lezhë, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”, si dhe u procedua penalisht shtetasi E. L., 34 vjeç, punëtor në këtë servis, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit “.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.