Lezhë
Tentuan të vidhnin në banesën e një shtetasi, falë reagimit të shpejtë të Policisë, në bashkëpunim me banorët, kapet dhe vihet në pranga njëri nga autorët.
Sekuestrohet një armë zjarri pistoletë me municion luftarak.
Shërbimet e Policisë Lezhë, pas marrjes së njoftimit se në fshatin Zejmen, Lezhë, 2 shtetas kishin hyrë për të vjedhur në banesën e shtetasit Z. Th., kanë organizuar punën dhe kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë.
Falë veprimeve të shpejta dhe informacioneve të dhëna nga banorët, shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur neutralizimin, kapjen dhe vënien në pranga të njërit nga autorët e tentativës për të vjedhur, shtetasin A. Zh.
Ky shtetas, sapo ka konstatuar punonjësit e Policisë, ka tentuar ta fshehë duke e hedhur mes shkurreve, armën e zjarrit tip pistoletë me krehër me fishekë, e cila u bllokua dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Në vijim të veprimeve hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë benë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. Zh., 23 vjeç, banues në Lezhë.
Shërbimet e Policisë Lezhë vijojnë kontrollet intensive për kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorit tjetër.
Materialet hetimore do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme për veprat penale “Vjedhja, e mbetur në tentativë”, e kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”.