Fier/ Policia pranë nxënësve në këtë vit të ri shkollor
Ndihmës-specialistët për Edukimin dhe Sigurinë në Shkolla të DVP Fier kanë zhvilluar ditën e sotme një takim në shkollën 9-vjeçare “Pinellopi Pirro”, Fier, me psikologen dhe oficerin e sigurisë së shkollës.
Gjatë takimit u diskutua mbi problematikat që mund të shfaqen gjatë vitit shkollor, si dhe mbi rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet Policisë, stafit të shkollës dhe nxënësve, për garantimin e një mjedisi sa më të sigurt.
Më pas, u zhvillua një bashkëbisedim me nxënësit e klasave, ku u trajtuan tema të rëndësishme, si bullizmi, diskriminimi, si dhe problematikat dhe shqetësimet me të cilat ata mund të përballen gjatë dhe pas orarit mësimor.
Takime të tilla do të vijojnë gjatë gjithë vitit shkollor, krahas zhvillimit të orëve edukative me nxënësit, me tema nga fusha të ndryshme që lidhen me sigurinë, parandalimin dhe ndërgjegjësimin e tyre.
#Policiapranëshkollave 👮🏻♂️👮🏻♀️🚔
#Vitishkollor2026-2027 📚📝
