Vijojnë kontrollet në territor, puna hetimore dhe operacionale, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive.
Si rezultat i punës hetimore, janë finalizuar 3 operacione, në Tiranë, Shkodër dhe Durrës, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit dhe prostitucionit.
Janë kapur 2 shtetas që ishin në kërkim për vepra të ndryshme penale.
Në fushën e narkotikëve janë goditur 20 raste, me 13 shtetas të proceduar në gjendje të lirë, ndërsa për 7 raste po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Janë sekuestruar, në cilësinë e provës materiale, sasi të lëndëve të dyshuara narkotike Kokainë dhe Cannabis Sativa, si dhe janë asgjësuar bimë narkotike të kultivuara.
Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 8 raste, me 1 shtetas të arrestuar, 7 të proceduar në gjendje të lirë dhe 1 në kërkim.
Durrës/Në vijim të veprimeve hetimore për plagosjen e një 52-vjeçari, pasditen e datës 16.09.2026, në lagjen nr. 1, u arrestua shtetasi F. F., 61 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, si dhe u identifikua dhe u shpall në kërkim autori i dyshuar i plagosjes, shtetasi B. I., 35 vjeç. Punohet për kapjen e tij dhe për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Po punohet për kapjen e 2 shtetasve, pasi dje, në Pogradec, gjatë një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se kanë plagosur me mjet prerës një 39-vjeçar, i cili po merr mjekim në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.
U procedua në gjendje të lirë për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, administratori i një subjekti minerar në Klos, pasi dyshohet se, gjatë punës në këtë subjekt, është dëmtuar një punonjës, i cili po merr mjekim në spital.
Në fushën e krimeve kundër pronës janë evidentuar 10 raste, me 1 shtetas të arrestuar, 9 të proceduar në gjendje të lirë dhe 1 në kërkim, ndërsa për 1 rast po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
U procedua 1 shtetas pasi dje dyshohet se ka ndezur zjarr në fshatin Borizanë, Fushë-Krujë, dhe, si pasojë e përhapjes së flakëve, është djegur një sipërfaqe toke me shkurre dhe barishte.
Në fushën e krimeve kundër mjedisit janë evidentuar 9 raste, me 9 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 2 raste të dhunës në familje, me 1 shtetas të arrestuar dhe 1 të proceduar në gjendje të lirë. Gjithashtu, janë plotësuar 8 kërkesa-padi për lëshimin e urdhrave të mbrojtjes.
Në fushën e krimeve ekonomike janë evidentuar 2 raste, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë. Gjithashtu, është evidentuar një rast i organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit.
Në fushën e krimeve kompjuterike/kibernetike janë evidentuar 3 raste, dy prej tyre me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë, ndërsa për rastin tjetër po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.
Janë arrestuar 7 shtetas dhe janë proceduar penalisht 4 shtetas, pasi drejtonin mjete në gjendje të dehur dhe/ose pa leje drejtimi.
Gjithashtu, u arrestua 1 shtetas pasi drejtonte automjetin në gjendje të dehur dhe, në PKK Qafë Morinë, në hyrje të RSh-së, ka kundërshtuar një doganier në shërbim.
U proceduan penalisht 1 shtetas, për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, dhe 1 shtetas, për largim nga vendi i aksidentit dhe moskallëzim krimi.
U proceduan penalisht 1 shtetas, për mosbindje ndaj urdhrit të punonjësve të Policisë, dhe 1 shtetas, për tentativë për të korruptuar punonjësit e Policisë.
U proceduan penalisht 28 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Shërbimet e Policisë Kufitare kapën 1 shtetase në kërkim dhe proceduan penalisht 3 shtetas, për kalim të paligjshëm të kufirit dhe falsifikim dokumentesh.
Policia e Shtetit fton qytetarët të denoncojnë në numrin pa pagesë 112 çdo rast paligjshmërie, duke garantuar reagim profesional dhe të shpejtë, si dhe ruajtjen e anonimatit.
Tiranë/Dje, është dërguar në spital shtetasja D. N., 32 vjeçe, e cila dyshohet se ka konsumuar fotoksinë. Pavarësisht ndihmës mjekësore, ajo ka humbur jetën. Punohet për dokumentimin e rrethanave të rastit.
Fier – Informacion paraprak/Gjatë paradites, në vendparkimin nëntokësor te bulevardi “Jakov Xoxa”, është përfshirë nga flakët pjesa e përparme e një automjeti të parkuar, dyshohet për shkak të një defekti në motor.
Shkodër/Informacion paraprak – Rreth orës 12:00, shtetasi M. Ll., 25 vjeç, banues në Shkodër, dyshohet se aksidentalisht ka rrëshqitur në një lokal në qytetin e Shkodrës dhe për pasojë është dëmtuar në kokë. Pas ndihmës së parë mjekësore në Spitalin Rajonal Shkodër, ai u transportua me helikopter në Spitalin e Traumës, Tiranë, ku ndodhet në kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.
