Tiranë – Vijon operacioni policor “Fati i lojërave”, 3 shtetas në pranga

Organizonin aktivitetin e lotarive të palejuara nëpërmjet aparateve të tyre celular, vihen në pranga 3 shtetas.

Procedohet penalisht pronari i lokalit ku u konstatuan 3 shtetasit e arrestuar.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.5 në zbatim të planit të masave për goditjen e veprimtarisë kriminale të aktivitetit të paligjshëm të lojërave të fatit, kanë vijuar kontrollet në disa lokale dhe ambiente të ndryshme.

Si rezultat i kontrolleve, në Kamzë, janë konstatuar dhe arrestuar në kushtet e flagrancës shtetasit A. K, 20 vjeç, E. Sh, 27 vjeç dhe E. K, 27 vjeç. Si dhe u procedua në gjendje të lirë pronari i lokalit A. K, 29 vjeç.

Këta shtetas janë kapur në flagrancë në lokalin e shtetasit A. K, duke organizuar dhe ushtruar aktivitetin e paligjshëm të lotarive të palejuara (baste sportive), nëpërmjet aparateve të tyre celularë, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme procedurale.