DVP Lezhë
Policia Rrugore Lezhë vijon kontrollet intensive në të gjitha akset rrugore me risk për aksidente, me fokus parandalimin e tyre dhe rritjen e sigurisë rrugore.
Gjatë kontrolleve të ushtruara nëpërmjet patrullimeve në terren dhe përdorimit të mjeteve inteligjente për monitorimin e qarkullimit, janë evidentuar dhe ndëshkuar drejtues mjetesh për shkelje që përbëjnë burim aksidentesh, si: drejtimi i mjetit në gjendje të dehur, tejkalimi i normave të lejuara të shpejtësisë, përdorimi i celularit gjatë drejtimit të mjetit, mosrregullimi i shpejtësisë në qendrat e banuara, parakalimet e gabuara, si dhe shkelje të tjera të Kodit Rrugor.
Në ditët e fundit, në kuadër të kontrolleve parandaluese:
-1 drejtues mjeti është arrestuar për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”
-4 drejtues mjetesh janë arrestuar për drejtim mjeti në gjendje të dehur, ndërsa 8 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë, për drejtim mjeti, pa leje drejtimi;
-2364 drejtues mjetesh janë ndëshkuar me masë administrative për tejkalim të normave të lejuara të shpejtësisë;
-915 drejtues mjetesh janë ndëshkuar me masë administrative për parakalime të gabuara;
-40 drejtues mjetesh janë ndëshkuar me masë administrative për drejtim mjeti në efektin e alkoolit.
Policia Rrugore e Lezhës apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës, që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, të shmangin sjelljet që rrezikojnë jetën dhe të kontribuojnë në rritjen e sigurisë në rrugë.
Kontrollet do të vijojnë pa ndërprerje në të gjitha akset rrugore të qarkut Lezhë.
