Lezhë – Parandalohet dhe goditet një tjetër tentativë për dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit

Parandalohet dhe goditet një tjetër tentativë për dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit.

Arrestohet në flagrancë 25-vjeçari që transportonte me autobus 12 shtetas sirian, të cilët kishin hyrë në Republikën e Shqipërisë në mënyrë të paligjshme.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë arrestuan në flagrancë shtetasin E. B., 25 vjeç, banues në Durrës.

Ky shtetas është kapur nga shërbimet e Policisë, në aksin rrugor Milot-Morinë, në afërsi të Milotit, duke transportuar me automjetin tip “Volkswagen”, 12 shtetas të huaj sirian që kishin hyrë në Republikën e Shqipërisë në mënyrë të paligjshme.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme hetimore, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”.