Shërbimet e Policisë Rrugore të DVP Lezhë, në qytet Laç, kanë ndaluar automjetin tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin V. L., i cili pas verifikimeve të kryera rezultoi se e drejtonte mjetin pa leje drejtimi.
Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan doza me lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin.
Në vijim të veprimeve, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit V. L., 21 vjeç, banues në Kurbin.
Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt “.