Lezhë – Drejtonte mjetin në gjendje të dehur, fyen dhe kundështon punonjësit e Policisë, vihet në pranga nga Policia

Specialistët e qarkullimit rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit K. H., 45 vjeç, banues në Kurbin, pasi në dalje të qytetit të Laçit, u kap nga sherbimet e Policisë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur dhe nuk i është bindur urdhrit të punjonjësve të Policisë Rrugore gjatë ushtrimit të detyrës së tyre, duke i fyer dhe kundërshtuar.

Gjithashtu, nga rrugorët e Lezhës, gjatë fundjavës, janë vënë në pranga dhe 5 shtetas, për drejtim mjeti pa lejen përkatëse të drejtimit, si dhe drejtuesi i mjetit të përfshirë në një aksident, me pasojë vdekjen e një këmbësori.

Policia rrugore e Lezhës vijon zbatimin e planit për shtimin e kontrolleve, për rritjen e parametrave të sigurisë, orientimin dhe këshillimin e drejtuesve të mjeteve për respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor, si dhe ndëshkimin administrativ dhe ligjor të shkelësve.

—-

Nga strukturat e Komisariatit të Policisë Mirditë, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, mbi bazën e informacionit të marrë në rrugë operative për vendodhjen e një shtetasi në kërkim policor, u bë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit M. P.,40 vjeç, banues në Mirditë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim kombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë, me vendim në maj 2019, e ka dënuar me 2 muaj burgim, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.