Siguria rrugore – shkëmbim eksperiencash dhe kontroll i përbashkët i Policisë Rrugore Shqiptare dhe 2 patrullave te Policisë Rrugore Çeke.

Prej ditës së diel, 24 Nëntor e për 3 ditë në vijim, Policia Rrugore ka si mbështetje edhe patrulla të Policisë Rrugore Çeke.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, takoi Policët çekë dhe pa nga afër aparaturat dhe mjetet logjistike që Policia Çeke përdor për evidentimin e shkeljeve të Kodit Rrugor.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Dy autovetura të mirë-pajisura, jo të uniformuara, kanë nisur patrullimin e përbashkët me kolegët shqiptar në disa akse kryesore në Shqipëri.

Mjetet janë të pajisura me radarë, sistem identifikimi të targave, lexim automatik, identifikues të përdorimit të celularit gjatë drejtimit të mjetit, etj.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Gjithashtu ato kanë në dispozicion testues alkooli dhe droge, për drejtuesit e mjeteve.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Patrullat e Policisë çeke kanë ardhur në Shqipëri në kuadër të shkëmbimit të eksperiencave në monitorimin e shkeljeve në rrugë, duke nisur me testet e shkeljeve në drejtim të tejkalimit të shpejtësisë.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Në çdo mjet të Policisë Çeke patrullon një polic rrugor shqiptar.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Në muajt e ardhshëm, Patrulla të Policisë Rrugore shqiptare do të shkojnë në Çeki.

#UdhëtoIsigurt