Lezhë – Arrestohen në flagrancë 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale

Vijon puna nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Arrestohen në flagrancë 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë arrestuan në flagrancë shtetasin L. N., 51 vjeç, banues në Lezhë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar një dorezë metalike, e cila plotëson kushtet e armës së ftohtë.
Gjithashtu, po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë është arrestuar shtetasi P. P., 47 vjeç, banues në Lezhë, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj kunatës së tij.
—–
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit rrugor në DVP Lezhë kanë arrestuar në flagrancë shtetasit:
-D. N., 45 vjeç, banues në fshatin Tale, Lezhë dhe P. N., 54 vjeç, banues në Krujë, pasi janë konstatuar nga shërbimet e Policisë Rrugore duke drejtuar mjetet e tyre në gjendje të dehur.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.