Lezhë – Aksidentoi me pasojë vdekjen 1 shtetas dhe u largua nga vendi i ngjarjes, identifikohet dhe vihet në pranga drejtuesi i mjetit

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë bënë ndalimin e shtetasit M. D., 26 vjeç, banues në Torovicë, Lezhë.

Ky shtetas, ditën e djeshme, në rrugën rurale Torovicë, Lezhë, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka aksidentuar një shtetas 71 vjeç, këmbësor, i cili për pasojë ka ndërruar jetë. Pas aksidentit, 26-vjeçari ka braktisur mjetin dhe është larguar nga vendngjarja.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.