Kapet nga shërbimet e Policisë Kurbin, një person i shpallur në kërkim për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Kanosja”.
Policia e Kurbinit, në vijim të punës për zbatimin e planit të masave për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të veprave penale, si dhe të personave në kërkim, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative për vendodhjen e një shtetasi në kërkim, ka mirorganizuar punën për kapjen e tij. Si rezultat është bërë e mundur që në lagjen nr. 5 Laç, të kapet dhe të ndalohet shtetasi:
Spartak Hoxha (Rica), 31 vjeç, banues në Sanxhak, Kurbin.
Ky shtetas është shpallur në kërkim në dhjetor të vitit 2020, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin e ka dënuar me 3 vite burg për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Kanosja”.
Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.