Kapet në kohë rekord nga Policia autori i ngjarjes, i cili plagosi me thikë 18-vjeçarin.
Rreth orës 18:00, në rrugën e fshatit Sanxhak ,Kurbin shtetasi A.L.,16 vjeç, banues në Kurbin, pas një konflikti të çastit , ka plagosur më mjet prerës (thikë) shtetasin K.Gj.,18 vjeç, banues në Sanxhak ,Kurbin.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit kanë shkuar shërbimet e Policisë Kurbin dhe të DVP Lezhë, cilët falë veprimeve të shpejta operacionale bënë të mundur kapjen e autorit, shtetasin A.L., i cili ishte larguar nga vendngjarja.
Në cilësinë e provës materiale u gjet dhe u sekuestrua thika me të cilin autori kreu veprën penale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.