Kukës – Arrestohet në flagrancë 1 shtetas

Arrestohet në flagrancë 1 shtetas, për veprat penale “Dhuna në familje”, “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kukës arrestuan në flagrancë shtetasin M. G., 57 vjeç, banues në Kukës, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e biznesit të tij, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar një sasi fishekësh dhe një dorezë metalike (përforcues grushti).

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.