Kuçovë – Tentoi të vidhte para, në një dyqan, kapet dhe vihet në pranga 55-vjeçari

Kuçovë

Tentoi të vidhte para, në një dyqan, si rezultat i reagimit të menjëhershëm të Policisë, kapet dhe vihet në pranga 55-vjeçari.

Mbrëmjen e djeshme, sapo janë njoftuar se një shtetas kishte hyrë në një dyqan në lagjen “11 Janari”, për të vjedhur, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kuçovë kanë organizuar punën dhe kanë shkuar në vendngjarje, me qëllim kapjen e këtij shtetasi.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale, u bënë identifikimi, kapja dhe vënia në pranga e shtetasit Xh. L., 55 vjeç, banues në Kuçovë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.