Korçë/Vihen në pranga 2 shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër, për vepra penale të ndryshme

Korçë/Vihen në pranga 2 shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër, për vepra penale të ndryshme.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin turk Y. D., 56 vjeç, banues në Izmir, pasi në hyrje të Republikës së Shqipërisë, gjatë kontrollit në vijë të dytë, të kryer nga shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Qafë Thanë, në automjetin që drejtonte ky shtetas, u gjetën 50 fishekë luftarak që posedoheshin pa leje. Fishekët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasen A. L., 36 vjeçe, banuese në fshatin Plasë, Maliq, pasi dyshohet se ka vjedhur një automjet, me të cilin duke qenë në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi, ka përplasur 2 automjete të tjera dhe ka shkaktuar vetëm dëme materiale.

Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Gj. P., 45 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me grushte, shtetasin E. S.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme