Theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, vihet në pranga 30-vjeçari me precedent të mëparshëm penal në fushën e vjedhjes me armë dhe armëmbajtjes pa leje.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit M. A., 30 vjeç, banues në Korçë (i dënuar më parë për veprat penale “Vjedhja me armë” dhe “Armëmbajtja pa leje”).
Ky shtetas është konstatuar nga Forcat e Posaçme “Shqiponja” të Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, në rrugë, në lagjen nr. 14, duke shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” të caktuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë.
Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.