Korçë – Shkon në 3 numri i të ndaluarve në kuadër të operacionit policor të koduar “Start 2020”.

Ndalohet edhe shtetasi tjetër i shpallur në kërkim, në kuadër të këtij operacioni të finalizuar ditën e djeshme.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, në vijim të veprimeve të kryera në kuadër të operacionit “Start 2020”, si rezultat i të cilit u ndaluan dy shtetas dhe u proceduan penalisht dy të tjerë, në bazë të informacione të siguruara në rrugë policore, bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit në kërkim:

K. A., 24 vjeç, banues në Korçë.

Shtetasi i mësipërm ishte shpallur në kërkim për veprat penale “Kanosja, kryer në bashkëpunim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve dhe i municionit”.