Korçë – Ndalohet 1 shtetas, procedohet penalisht 1 tjetër

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë ndalimin e shtetasit J. K., 61 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ky shtetas ka konsumuar veprën penale “Ngacmimi seksual”, me vajzën e tij të mitur.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për hetime të mëtejshme.
————
Pogradec

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, filluan procedimin penal në gjendje të lirë për shtetasin R. K., 37 vjeç, banues në Pogradec.

Ky shtetas, në fshatin Tushemisht, Pogradec, dyshohet se ka kanosur me fjalë shtetasin L. G., 48 vjeç, banues në fshatin Buçimas, Pogradec dhe i ka prishur gardhin rrethues të një parcele toke, me pretendimin se është toka e tij, duke mos pasur asnjë dokument pronësie të saj.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprat penale “Shkatërrimi i pronës” dhe “Kanosja”.