DVP Vlorë – Vihet në pranga 1 shtetas, procedohen penalisht 3 shtetas, shpallet në kërkim 1 tjetër

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Himarë bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim D. H., 24 vjeç, banues në Himarë, pasi nga masa e dënimit 13 muaj e 9 ditë burg, të caktuar Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë, me vendimin e datës 19.01.2021, i kanë mbetur për të vuajtur edhe 21 ditë, për veprën penale “Vjedhja” kryer në bashkëpunim.

Po nga specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Himarë u shpall në kërkim shtetasi S. Sh., 31 vjeç, banues në Himarë, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, nuk është gjetur në banesë.

Gjithashtu, u procedua penalisht për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”, shtetasi P. Z., 64 vjeç, banues në Himarë, pasi ka goditur me gurë, për motive të dobëta shtetasen M. D., 46 vjeçe, banuese në Himarë.

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprën penale “Marrja e padrejtë e fëmijës”, për shtetasen E. K., 35 vjeçe, banuese në lagjen “Pavarësia”, Vlorë, pasi ka bërë kallëzim bashkëshorti i saj, shtetasi L. K., 34 vjeç, se kjo shtetase është larguar nga Shqipëria, së bashku me fëmijën e tyre 3 vjeç, dhe nuk është kthyer më.

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë proceduan penalisht për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasin K. Ç., 55 vjeç, banues në Finiq, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.