Komisariati Nr. 2, Tiranë – Vihet në pranga një 23-vjeçar për armëmbajtje pa leje, falë bashkëpunimit komunitet-polici

Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, falë informacioneve të marra nga qytetarët se një i ri mbante në banesë armë zjarri pa leje, organizuan menjëherë punën duke arrestuar në flagrancë shtetasin:

– E. P., 23 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën një armë zjarri pistoletë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.