Kakavijë – Shefi i Stacionit të Policisë Kufitare Kakavijë Vilson Dine, prononcim për mediat

Shefi i Stacionit të Policisë Kufitare Kakavijë Vilson Dine:
Asnjë rast i trafikimit të drogës nuk është evidentuar nga Policia greke, që të ketë kaluar nëpërmjet Pikës së Klaimit Kufitare të Kakavijës.
Objektivi kryesor i Policisë Kufitare është rritja e cilësisë së shërbimit për qytetarët.
-Parandalimi e goditja pa kompronis e krimeve ndërkufitare dhe trafiqeve të paligjshme.
-Parandalimi dhe ndëshkimi i braktisjes së fëmijëve në vendet e BE-së, me qëllim kërkimin e azilit;
-Forcimi i bashkëpunimit me DVP Gjirokastër, autoritetet doganore dhe Policinë Kufitare greke.
Shefi i Stacionit të Policisë Kufitare të Kakavijës Vilson Dine, gjatë një prononcimi në interes të informimit të publikut në lidhje me lëvizjet, kushtet që duhen plotësuar dhe rezultat e arritura nga Policia Kufitare gjatë vitit 2020, ka thkesuar se Policia Kuftare ka si prioritet kryesor rritjen e cilësisë së shërbimit për qytetarët, pasi qytetarët janë aleati jonë dhe kur ata na besojnë dhe bashkëpunojnë na e bëjnë punën më të lehtë.
Lidhur me aktivitetin vjetor në Pikën e Kalimit Kufirit Kakavijë, për vitin 2020, ju informoj si më poshtë vijon:
Gjatë këtij viti janë evidentuar gjithsej 37 raste të krimeve ndërkufitare të ndodhura në Pikën e Kalimit Kufirit Kakavijë, konkretisht disa prej rasteve si më poshtë vijon:
 3 raste “Trafikimi i lëndëve narkotike”, ku janë arrestuar 3 autorë dhe janë sekuestruar 555 gr. heroinë dhe 346.5 gr cannabis sativa;
 9 raste “Trafikimi i mjeteve motorike”, ku janë sekuestruar 7 automjete luksoze dhe 2 kamionë;
 6 raste “Falsifikimi i dokumenteve”, ku janë vënë para përgjegjsisë penale 6 shtetas shqiptarë e të huaj;
 2 raste të “Kontrabanda me mallra që paguhet akcizë dhe mallrat e licensuara”, ku janë sekuestruar 140 paketa cigaresh dhe një sasi e konsiderueshme ilaçesh;
 7 raste të “Mosdeklarimit të të hollave dhe sendeve me vlerë në kufi”, ku janë sekuestruar në total 254.000 euro dhe 15.450 paund;
 1 rast “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm kufirit”, ku është arrestuar 1 autor;
 3 raste “Moszbatimi i aktit normativ për masat anticovid dhe gjatë pandemisë”.
Gjatë vitit 2020, nga ana e Policisë Kufitare janë evidentuar dhe goditur dy raste të braktisjes së fëmijëve ne vendet e BE-së, me qëllim kërkimin e azilit.
Gjithashtu edhe disa raste të tjera të të veprave të ndryshme penale të ndodhura në P.K.K.
 Gjatë kësaj periudhe janë kapur në Pikën e Kalimit të Kufirit, 23 shtetas të shpallur në kërkim kombëtar;
 Mbi 20 operacione të përbashkëta me DVP Gjirokastër dhe Frontex, për goditjen e veprimtraisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit emigrantëve nga vendet e treta.
 Gjatë kësaj periudhe kanë hyrë në Republikën e Shqipërisë nëpërmjet P.K.K. Kakavijë, 338.899 shtetas, nga të cilët 242.536 shqiptarë dhe 96.363 shtetas të huaj dhe 114.133 automjete, ndërsa kanë dalë nga Republika e Shqipërisë 352.088 shtetas shqiptarë e të huaj dhe 121.496 automjete.
Vlen të theksohet se lëvizja në Pikën e Kalimit Kufirit Kakavijë, që prej muajit mars 2020 ka qënë e reduktuar për shkak të masave të marra për mbrojtjen nga COVID-19, kryesisht nga autoritetet greke.
Aktualisht lejohen të udhëtojnë drejt shtetit grek shtetasit:
• Grek;
• Shqiptarë me leje qëndrimi greke;
• Shtetasit minoritarë të pajisur me kartën e veçantë;
• Trupi diplomatik për arsye pune;
• Shtetas shqiptarë të paisur me autorizim të veçantë nga përfaqësitë diplomatike greke, për arsye pune apo shëndetësore;
• Të gjithë drejtuesit e kamionëve dhe furgonëve që transportojnë mallra;
Kjo kategori duhet të plotësojë kushtet si më poshtë:
 Të ketë plotësuar më parë dhe të ketë të printuar formularin PLF (Passanger Locator Form) në adresën elektronike www.travel.gov.gr;
 Të ketë test PCR me rezultat negativ, në gjuhën angleze me të dhënat personale dhe numrin e dokumentit të udhëtimit.
 Sqarojmë se sipas një vendimi të Qeverisë Greke të muajit dhjetor, të gjithë shtetasit shqiptarë që ndodhen në Shqipëri dhe kanë leje qëndrimi greke të cilës i ka mbaruar afati, duhet të paisen me një vërtetim nga Konsullata/Ambasada greke në Shqipëri me qëllim që të lejohet të kalojnë kufirin në palën greke.
Dalja nga Republika e Greqisë dhe hyrja në Republikën e Shqipërisë është e lirë dhe pa kufizime, por të gjithë shtetasit që duan të udhëtojnë drejt kësaj Pike Kalimi duhet të dijnë se orari i funskionimit është çdo ditë nga ora 07:00 deri në 22:00, ndërsa kamionët lejohet të kalojnë në harkun kohor 06:00-20:00.
Marrëdhëniet me autoritetet policore dhe doganore greke kanë qënë shumë të mira dhe komunikimi me ta ka qënë i vazhdueshëm për zgjidhjen e problematikave të ndryshme dhe shmangien e problematikave në P.K.K, si dhe shkëmbimin e informacioneve për problematika e veprimtari të ndryshme. Vlen të theksohen rastet e shkëmbimit të informacioneve ditore për fluksin e lëvizjen e emigrantëve të paligjshëm drejt Shqipërisë apo shkëmbimit të informacioneve me Drejtorinë e Janinës për ndjekje në kohë reale të aktivitetetve kriminale nëpërmjet kufirit.
Gjithashtu, marrëdhëniet me autoritetet doganore shqiptare kanë qënë shumë të mira, kryesisht në shkëmbimin e informacionit reciprok, kontrolleve të përbashkëta dhe analizave të përbashkëta të riskut për veprimtari të palejuara.