Falë këtij bashkëpunimi janë kapur dhe ekstraduar nga Mbretëria e Bashkuar, dy shtetas shqiptarë të dënuar për vepra të rënda kundër personit.
Paraditen e sotme, nga Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Londra, Mbretëria e Bashkuar, drejt vendit tonë, i shtetasve shqiptarë Hektor Mahmutaj, 45 vjeç, lindur në Fier dhe Ronaldo Kolndreu, 21 vjeç, lindur në Tiranë.
Shtetasi Hektor Mahmutaj ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier e ka dënuar me 25 vjet burgim, për kryerjen e veprave penale “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”.
Në vitin 1997, Hektor Mahmutaj, pranë rrugës automobilistike të fshatit Bejar, Mallakastër, ka vrarë me armë zjarri shtetasin G. J.
Shtetasi Ronaldo Kolndreu ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë e ka dënuar me 15 vjet burgim, për kryerjen e veprës penale “Vrasja me paramendim”, e mbetur në tentativë.
Në vitin 2018, në ambientet e fabrikës së këpucëve, shtetasi Ronaldo Kolndreu ka plagosur me thikë shtetasin S. B.
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Mançester, Mbretëria e Bashkuar, u bë i mundur arrestimi i tyre në Londër dhe ekstradimi drejt vendit tonë.