Interpol Tirana – Vijon bashkëpunimi i Interpol Tiranës me homologët, për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar

Vijon bashkëpunimi i Interpol Tiranës me homologët, për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Kapen në Francë dhe Itali dhe ekstradohen drejt Shqipërisë, 2 shtetas të kërkuar.
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Paris, Francë, u bë i mundur arrestimi në Francë dhe ekstradimi drejt vendit tonë, i shtetasit Tom Kaçi, 51 vjeç.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga ZQK Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë e ka dënuar me 5 vjet burg, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Shtetasi Tom Kaçi, në bashkëpunim me një shtetas tjetër, në muajin tetor të vitit 2013, në fshatin Bulshar, komuna Orosh, Mirditë, ka kultivuar bimë narkotike të llojit cannabis sativa dhe i ka transportuar ato në drejtim të Rubikut.
Gjithashtu, si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Romë/Itali, u bë i mundur arrestimi në Itali dhe ekstradimi drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar A. Q., 25 vjeç.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, Tiranë, me vendimin e datës 15.01.2019, ka lëshuar urdhër-arrestin ndërkombëtar për këtë shtetas, për veprën penale “Trafikim i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.
Shtetasi A. Q., në bashkëpunim me shtetasin I. K., dyshohet se ka trafikuar një sasi lënde narkotike drejt Malit të Zi.