Interpol Tirana ekstradon një tjetër person të shpallur në kërkim ndërkombëtar

Falë bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacionit mes Interpol Tiranës, Departamentit të Polcisië Kriminale dhe autoriteteve policore në Belgjikë u bë e mundur kapja me qëllim ekstradimi e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Nga Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet policore në Belgjikë, është bërë ekstradimi nga Belgjika drejt Shqipërisë, i shtetasit shqiptar Muhamet Belba, 51 vjeç.

Ky shtetas është arrestuar nga autoritetet policore në Belgjikë, me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë, në zbatim të urdhër arrestit ndërkombëtar të nxjerrë nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan e ka dënuar këtë shtetas me 22 vjet heqje lirie, për veprën penale “Vjedhje me armë me pasojë vdekjen”.

Shtetasi Muhamet Belba, në datë 17.02.1993, në Greqi, ka vrarë një shtetas grek, me qëllim grabitjen e një shume parash që kishte me vete.