Himarë/Reagim i menjëhershëm dhe profesional i Policisë, parandaloi një rast të mundshëm vetëdëmtimi të një 34-vjeçari

Himarë

Reagim i menjëhershëm dhe profesional i Policisë, parandaloi një rast të mundshëm vetëdëmtimi të një 34-vjeçari.

Sot, shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, pas njoftimit të marrë nga familjarët, për një shtetas 34 vjeç, i cili vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe ishte izoluar në dhomë, duke refuzuar të dilte, organizuan punën dhe shkuan menjëherë në adresën e dhënë.

Në mbështetje të shërbimeve vendore kanë shkuar edhe forcat “Shqiponja” të DVP Vlorë.

Fillimisht u bë e mundur nxjerrja e nënës së tij, e cila ndodhej në dhomë me të, duke u munduar ta qetësonte, dhe pas disa negociatave profesionale nga punonjësit e Policisë, u bë e mundur që shtetasi S. Dh, të dilte nga ambienti, pa dëmtuar veten.

Më pas, ai u shoqërua me autoambulancë për në spital, për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Policia e Shtetit mbetet e angazhuar për të reaguar në kohë dhe me profesionalizëm në çdo rast.