Hapen aplikimet për pranim në funksionin ndihmës në Policisë së Shtetit, Teknik armatimi, riparues dhe shofer karofiçine në Qendrën e Furnizimit Materialo-Teknik, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit (punonjës administrativ, kategoria VI).
Aplikimet fillojnë më datë 27.09.2021 dhe përfundojnë më datë 08.10.2021.
Aplikimet bëhen pranë Zyrës së Personelit, në Qendrën e Furnizimit Materialo-Teknik, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
Kriteret e pranimit në funksionin ndihmës, Teknik armatimi, riparues dhe shofer karofiçine në Qendrën e Furnizimit Materialo-Teknik, janë:
- Të jetë shtetas shqiptar;
- Të mos jetë i përjashtuar nga Policia e Shtetit, strukturat e tjera të sigurisë kombëtare, apo të jetë larguar nga shërbimi civil;
- Të ketë përfunduar arsimin e mesëm profesional;
- Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
- Të jetë në gjendje të mirë shëndetësore dhe i aftë fizikisht për të kryer detyrën;
- Të zotërojë gjuhën shqipe të shkruar dhe të folur;
- Të ketë përvojë pune minimalisht 3 vjet në profesion;
- Të mos jetë i dënuar me vendim gjykate, të formës së prerë, për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
- Të ketë dëshmi të aftësisë së drejtimit të automjetit të tipit B dhe C;
- Të jetë pajisur me vërtetimin e besueshmërisë;
- Të plotësojë kriteret e tjera të veçanta.
Kritere të veçanta:
Kritere të veçanta që duhet të plotësojë aplikanti për funksionin e veçantë Teknik armatimi, riparues dhe shofer karofiçine në Qendrën e Furnizimit Materialo-Teknik, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit” janë si më poshtë:
- Specialisti që do të rekrutohet për herë të parë duhet të ketë diplomë të nivelit të parë arsimi profesional – mekanik, shkollë e mesme industriale profil mekanik;
- Të ketë njohuri mbi përdorimin dhe mirëmbajtjen e armëve;
- Njohuri dhe aftësi të mira kompjuterike;
- Aftësi për të prezantuar qartë e profesionalisht produktet dhe idetë e tij profesionale;
- Të ketë përvojë pune 3 vjet në profesion;
- Të ketë aftësi të punës në grup dhe aftësi shumë të mira komunikimi dhe prezantimi;
Aplikanti të paraqesë pranë Zyrës së Personelit, në Qendrën e Furnizimit Materialo-Teknik, dokumentacionin e mëposhtëm:
- Formularin e aplikimit tip (bashkëlidhur këtij urdhri);
- Fotokopje të kartës së identitetit;
- Dokument zyrtar që vërteton përfundimin e arsimit të noterizuara, trajnimeve përkatëse;
- Fotokopje të dëshmisë së aftësisë së drejtimit të automjetit të tipit “B” dhe “C”;
- Certifikatë e gjendjes gjyqësore;
- Certifikatë familjare;
- Vërtetim nga gjykata;
- Vërtetim nga prokuroria;
- Raport mjeko-ligjor;
- Fotokopje e librezës së punës;
- Dokument të lëshuar nga institucionet shëndetësore që vërteton se nuk është përdorues i lëndëve narkotike.
Punonjësi në funksionin e veçantë, Teknik armatimi, riparues dhe shofer karofiçine në Qendrën e Furnizimit Materialo-Teknik, kryen këto detyra specifike:
- Asiston Shefin e Seksionit për hartimin e Programit Vjetor të punës për kontrollin dhe riparimin e armatimit.
- Kontrollon kompletimin e karoficinës në cdo kohë me pjesë këmbimi dhe për mungesat merr masa për kompletim.
- Përgatit dhe merr masa për zbatimin e rregullave të sigurimit teknik gjatë procesit të riparimit të armë
- Kryen veprime në sistemin elektronik të armatimit sipas përgjegjësive të
- Mban dhe axhornon regjistrin e riparimit të armëve në
- Kontrollon veprimet hyrje dalje të armëve që
- Mban pastër në cdo kohë abjentin e punës e cila është karoficina që mban pjesët e këmbimit dhe veglat e punë
- Kontrollon gjendjen teknike të armëve e pajisjeve. Merr masa për grumbullimin e atyre jashtë përdorimit, përgatit informacione mbi procedurat e përzgjedhjes e seleksionimit.
Procesi i konkurrimit përfshin:
- Jetëshkrimi i aplikantit:
Vlerësimi i arsimimit dhe trajnimeve të lidhura me veprimtarinë në fushën e aftësive në lidhje me teknikat dhe metodikat që zbatohen në fushën e kryerjes së riparimit, mirëmbajtjes së armatimit, si dhe referencat e punëdhënësve të mëparshëm (vlerësohet me 40 pikë);
- Intervista:
Vlerësimi i njohurive dhe aftësive komunikuese, eksperiencë pune në lidhje me teknikat dhe metodikat që zbatohen në fushën e kryerjes së riparimit, mirëmbajtjes së armatimit, si dhe motivimin personal (vlerësohet me 60 pikë).
Në qoftë se asnjë kandidat nuk merr 70% të pikëve, Komisioni i Vlerësimit vendos përfundimin e konkurrimit pa asnjë fitues të përzgjedhur.