SHPALLEN 100 KUOTAT E KREDIVE TË LEHTËSUARA PËR PUNONJËSIT E POLICISË SË SHTETIT
Ftojmë punonjësit e Policisë së Shtetit të aplikojnë për të përfituar nga trajtimi me kredi të lehtësuar me interes 0% për blerjen e banesës!
- Kriteret
- Mosha e anëtarit më të madh të familjes së re së krijuar si rezultat i martesës së lidhur përpara nëpunësit të gjendjes civile, ose bashkëjetesës së deklaruar para noterit, sipas Kodit të Familjes, të jetë më e vogël ose baras me 40 vjeç, në momentin e përfundimit të afatit të aplikimit;
- Të mos ketë banesë në emër të tij dhe anëtarëve të familjes së tij sipas certifikatës familjare, si dhe të bashkëjetuesit/es, apo banesë në proces regjistrimi e legalizimi ose të ketë banesë në pronësi me sipërfaqe banimi nën normat e strehimit, sipas vendimit nr. 301, datë 15.4.2020, të Këshillit të Ministrave, “Për normat e strehimit, si dhe kushtet e standardet për banesat sociale me qira që blihen ne treg dhe banesat me kosto te ulët”;
- Të mos ketë në emër të tij/saj dhe anëtarëve të familjes së tij sipas certifikatës familjare si dhe të bashkëjetuesit/es, pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme në pronësi me vlerë mbi ½ e shumës së vlerës përkatëse të banesës, për të cilin do të përfitojë kredi të lehtësuar nga buxheti i shtetit;
- Të mos jetë aktualisht përfitues nga programet e strehimit social, ai/ajo vetë ose anëtarët e familjes së tij, sipas certifikatës familjare, si dhe të bashkëjetuesit/es;
- Dokumentacioni i nevojshëm
Dokumente që ngarkohen nga aplikanti në portalin “e-Albania”:
- Kopja e certifikatës së pronësisë për banesën që ka në pronësi nën normat e strehimit, së bashku me rivlerësimin e banesës (nëse ka pasuri të paluajtshme në pronësi);
- Vërtetim negativ (për të gjithë territorin) nga Agjencia Shteterore e Kadastrës, që në emër të kryefamiljarit dhe anëtarëve të tjerë të familjes, sipas certifikatës së gjendjes familjare, nuk figuron banesë e regjistruar ose në proces regjistrimi (nëse nuk ka pasuri të paluajtshme në pronësi);
- Marrëveshje noteriale për bashkejetuesin/en (nëse ka bashkëjetues/e).
Mënyra e aplikimit
Ø Në portalin “e-Albania” mund të vendosni në fushën e kërkimit togfjalëshin “Aplikim për trajtimin me kredi të lehtësuar të të punësuarve në administratën publike për blerjen e banesës” ose të klikoni link: https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=15809 dhe të ndiqni hapat e procedurës si më poshtë:
- Hapat e procedurës
- Identifikohuni si qytetar në portalin e-Albania;
- Zgjidhni shërbimin “Aplikim për trajtimin me kredi të lehtësuar të të punësuarve në administratën publike për blerjen e banesës”;
- Klikoni butonin “Përdor”;
- Plotësoni të dhënat e kërkuara në formular dhe ngarkoni dokumentacionin e specifikuar;
- Klikoni butonin “Dërgo”;
- Aplikimi juaj do të merret në shqyrtim nga Komisioni përkatës i Vlerësimit.
- Përzgjedhja bëhet nga Komisioni në bazë të një vlerësimi të pikëzuar, të përcaktuar në vendimin e Këshillit të Ministrave që miraton kuotat e përgjithshme të kredive të reja për kategoritë prioritare të të punësuarve, përfitues në administratën publike;
Në rast miratimi apo refuzimi, ju do të lajmëroheni në rubrikën “Hapësira ime”, te “Mesazhet e mia”, përfshire dhe arsyen e refuzimit, ose në rast miratimi do të udhëzoheni për procedurat që duhet të ndiqni për fazën pasardhëse.
- Përveç aplikimit në portalin e-albania, kërkuesi të dorëzojë edhe pranë strukturave të Burimeve Njerëzore në Drejtoritë Vendore të Policisë, Drejtoritë Vendore të Kufirit dhe Migracionit si dhe në strukturat e veçanta ku punonjësi i policisë është i punësuar, dokumentet si më poshtë vijon:
- Kërkesë për aplikim;
- Certifikatë familjare;
- Kopje ID;
- Numrin referencë të aplikimit, pas depozitimit të aplikimit në portalin “e-Albania”;
- Një vetëdeklarim sipas formatit në Aneks nr. 1 (bashkëlidhur këtij njoftimi)
- Afati i aplikimit: brenda datës 15 tetor 2023
- Për çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit dhe kryerjen e aplikimit, mund të kontaktoni në adresat helpdesk@e-albania.al; anisa.duckollari@asp.gov.al dhe në numër telefoni: +355 694118587
Shkarkoni formularin e vetëdeklarimit