Gra dhe vajza të Policisë së Shtetit morën pjesë në takimin e organizuar nga Qendra për Dialog dhe Bashkëqeverisje në Kryeministri, nën siglën « A jam unë një grua ? »
Të pranishëm në këtë aktivitet sensibilizues ishin Drejtoresha e Përgjithshme për Dialog dhe Bashkëqeverisje në Kryeministri, zv/ministrja e Brendshme zj. Romina Kuko, Gjeneralja znj. Manushaqe Shehu nga Ministria e Mbrojtjes, zv/presidentja e Grevios znj. Iris Luarasi, Michele Ribotta Drejtues i Organizatës Ndërkombëtare Un Women, Mirela Arqimnadri Drejtuese e Qëndrës për Zhvillim dhe Punësim të Grave e Vajzave, përfaqësues nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.
Në kuadër të takimeve mbi Rezolutën 1325 të OKB-së për « Gruan, Paqen dhe Sigurinë », takimi ishte konceptuar me pjesëmarrjen e gjerë të të gjithë organizatave që merren me të drejtat e grave, mbështetur në ndryshimet ligjore dhe konkretisht VKM Nr. 524, datë 11.09.2018 për Miratimin e Planit të Veprimit për Zbatimin e Rezolutës 1325 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara “Mbi Gruan, Paqen dhe Sigurinë”.
Përgjatë viteve 2018-2020, Policia e Shtetit ka bërë progres përsa i përket këtij Plani Veprimi, në promovimin e vlerave të rolit të gruas në strukturat e Policisë, në ngritjen në pozicione drejtuese të Policisë, në përfshirjen e tyre dhe në hetimin e krimit të organizuar. Në kuadër të kësaj rezolute Policia e Shtetit ka qënë pjesëmarrëse aktive në shumë aktivitete dhe trajnime, mbi rolin e gruas mbi çështjet e sigurisë në rajon.
Gratë dhe vajzat kanë sjellë njohuri strategjike dhe janë kontribuese në zgjidhjen e konflikteve, ndërmjetësuese dhe të qëndrueshme. Policia e Shtetit tashmë është bërë pjesë e Rrjetit të Mesdheut të Grave Ndërmjetëse, anëtare e Policive Europiane të organizatës së IPA-s me president drejtues policie, duke ndërmarrë aktivitete të përbashkëta për realizimin e shumë sfidave, veçanërisht në fushën e sigurisë dhe parandalimin e krimininalitet.