Gjirokastër/Vijojnë takimet informuese dhe sensibilizuese në shkolla

Gjirokastër/Vijojnë takimet informuese dhe sensibilizuese në shkolla

Në zbatim të marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, për zbatimin e programit “Siguria e të rinjve”, shërbimet e Policisë kanë vijuar takimet sensibilizuese me nxënësit e shkollave 9-vjeçare dhe të mesme në qarkun Gjirokastër.

Takimi i radhës u zhvillua nga ndihmësspecialistët për edukimin në shkolla, në bashkëpunim me stafin pedagogjike të shkollës 9-vjeçare “Urani Rumbo”, Gjirokastër.

Gjatë takimit u bashkëbisedua me nxënësit për tema si:

✅️Siguria e nxënësve në internet;
✅️ Siguria rrugore, rregullat e qarkullimit rrugor.

Punonjësit e Policisë kishin përgatitur materiale ilustruese dhe u shpërndanë fletëpalosje me informacione dhe kuriozitete mbi fushën e sigurisë.

#PoliciShkollë ‍♂️‍♀️
#PërSigurinëTënde ✅
#SëBashkuPërNjëKomunitetTëSigurt