Gjirokastër
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër shpallën në kërkim shtetasin N. Zh., 38 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka shkuar vazhdimisht, në shtëpinë e babit të tij, në cenim të urdhrit të mbrojtjes. Gjithashtu, dyshohet se 38-vjeçari ka marrë rreth 2 ditë më parë, një shumë parash, në këtë banesë. Vijon puna për kapjen e tij.
Si rezultat i koordinimit të informacioneve dhe veprimeve operacionale të specialistëve për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër, me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.6, Tiranë, u bë e mundur kapja në Tiranë, dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim B. L., 46 vjeç, banues në Lezhë. Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër i ka caktuar 46-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mashtrimi”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.