Gjirokastër – Vihen në pranga 2 shtetas

Vijon operacioni “Mezhgorani”.

Ndalohet një shtetas, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Specialistët e Seksionit të Hetimit të Narkotikëve në DVP Gjirokastër ndaluan shtetasin A. K., 31 vjeç, banues në Shkodër, pasi në vijim të operacionit “Mezhgorani”, Prokuroria e Gjykatës së Shkallës Parë Përmet ka dërguar urdhrin e ndalimit për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Përmet, për veprime të mëtejshme.

———–‐—————————-

Arrestohet në flagrancë një shtetas, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Specialistët e Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin P. J., 72 vjeç, banues në fshatin Këllëz, Gjirokastër, pasi për motive të dobëta ka djegur me lëndë djegëse (benzinë), bashkëshorten e tij, e cila ndodhet në Spitalin Rajonal Gjirokastër, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.