Gjirokastër/Procedohen penalisht 2 shtetas, për krime kundër mjedisit

Gjirokastër/Procedohen penalisht 2 shtetas, për krime kundër mjedisit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. Q., 48 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi u konstatua duke kryer punime ndërtimi, pa lejen e organeve kompetente.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Përmet referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. Sh., 58 vjeç, banues në Përmet, pasi u kap duke transportuar dru të prera në mënyrë të paligjshme.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.