Gjirokastër – Policia, apel për respektim të protokolleve të sigurisë

Gjatë paradites së sotme, Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër Drejtues Perlat Vatoci, së bashku me drejtues të tjerë të Policisë, ka inspektuar në terren zbatimin e protokolleve të sigurisë, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Gjatë inspektimit, Drejtor Vatoci ka apeluar për qytetarët, për respektim me rigorozitet të protokolleve të sigurisë, me qëllim mbrojtjen nga infektimi me COVID-19.

🔴Të nderuar qytetarë,

🔴Duke marrë shkas nga numri në rritje i personave të infektuar nga virusi COVID-19, kërkojmë bashkëpunimin, mirëkuptimin dhe kontributin tuaj për parandalimin e përhapjes së këtij infeksioni.

🔴Respektoni protokollet e sigurisë, për të mos rrezikuar shëndetin tuaj dhe të të tjerëve, distancimin social, bëni kujdes në ceremonitë festive dhe ato mortore, duke mos u grumbulluar në mënyrë masive.

🔴Mos qëndroni grumbull në ambientet e brendshme të lokaleve, bareve, restoranteve, qendrave tregtare apo marketeve dhe mos pranoni shërbim klienti nga persona që nuk kanë vendosur maska mbrojtëse dhe dorezat.

🔴 Shmangni grumbullimet në ambiente publike, pasi janë në kundërshtim me protokollet e sigurisë dhe janë rrezik potencial për t’u infektuar dhe përhapur COVID-19.

🔴 Cilido që është i infektuar me COVID-19, të respektojë në mënyrë rigoroze vetëkarantinimin, pasi Policia disponon të gjitha listat e përditësuara me emrat e personave të infektuar dhe do vijojë ushtrimin e kontrolleve të pandërprera për monitorimin e kësaj kategorie, duke marrë masa për cilindo që shkel këtë rregull, sipas sanksioneve ligjore në fuqi.

🔴Të nderuar qytetarë, Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër ju falenderon për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj, për ta kaluar së bashku këtë situatë të vështirë.