Kapet dhe vihet në pranga një shtetas i shpallur në kërkim për veprën penale “Dhuna në familje”.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë policore, bënë kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim Robert Bego, 42 vjeç, banues në Hamil, Fier.
Për këtë shtetas, Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë me vendim të datës 23.11.2021 e ka dënuar me 1 vit burgim për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi ka ushtruar dhunë ndaj ish të dashurës së tij.
Ky shtetas iu dorëzua Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë për veprime të mëtejshme.