Vijon operacioni antidrogë i koduar “Laboratori”.
Shkon në 3 numri i të arrestuarve në kuadër të këtij operacioni.
Kapet dhe ndalohet pronari që kishte përshtatur banesën si laborator për të kultivuar drogë, i cili ishte shpallur në kërkim.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim:
A. K., 53 vjeç, banues në Mbrostar Ura.
Në datën 01.05.2020, Policia e Fierit zbuloi një laborator që ishte në funksion të kultivimit të bimëve narkotike. Gjatë operacionit u vunë në pranga 2 autorë të dyshuar, u shpallën në kërkim 2 të tjerë dhe u proceduan penalisht 3 elektricistë.
Ditën e sotme u bë e mundur kapja e njërit prej autorëve të shpallur në kërkim, i cili kishte përshtatur banesën si laborator për të kultivuar drogë.
Vijon puna për kapjen e autorit tjetër që është shpallur në kërkim.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.