Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasit E. M., 19 vjeç, banues në Fier; D. B., 19 vjeç, banues në Divjakë; N. K., 36 vjeç, banues në Divjakë, pasi janë kapur duke drejtuar motomjetet e tyre të pa pajisur me leje drejtimi. Gjithashtu u arrestua edhe shtetasi A. B., 44 vjeç, banues në Çermë Sektor, Divjakë, pasi duke drejtuar në gjendje të dehur automjetin tip “Volkswagen” është përplasur me automjetin tip “Bmw” me drejtues shtetasin M. Q., 65 vjeç, banues në Divjakë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin A. B., 51 vjeç, banues në Levan, Fier, pasi në dyqanin e tij është konstatuar lidhje e paligjshme e energjisë elektrike.
Po nga këto struktura u proceduan penalisht shtetasit Z. H., 53 vjeç dhe S. M., 45 vjeç, banues në Patos, pasi janë kapur duke transportuar me mjetin tip “Ford” lëndë drusore të prerë në mënyrë të paligjshme.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.