Fier – Arrestohen në flagrancë 2 shtetas, procedohen penalisht 2 të tjerë

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin E. Q., pasi në lagjen “Apollonia”, Fier, është kapur duke vjedhur në banesën e shtetasit P. M.

Po nga këto struktura u procedua penalisht shtetasi A. M., 63 vjeç, pasi në lagjen “Afrimi i Ri”, Fier, ka shkatërruar murin rrethues të pronës së shtetasit N. M.

Lushnjë/Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë arrestuan shtetasin Rr. Ç., 55 vjeç, banues në fshatin Gjuzë, drejtor i një shkolle 9-vjeçare në rrethin Lushnjë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një nxënëse 15 vjeçe.

Mallakastër/Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër proceduan penalisht shtetasin L. T., 49 vjeç, banues në Damës, Mallakastër, pasi dyshohet ka ushtruar dhunë fizike ndaj djalit të tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.