Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Librazhd ndaluan shtetasin në kërkim E. Sh., 32 vjeç, banues në fshatin Dorëz, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Elbasan, më datë 23.09.2021, e ka dënuar 3 muaj burgim për veprën penale “Vjedhja”.
Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Cërrik proceduan penalisht shtetasit H. M., 60 vjeç dhe R. M., 62 vjeç, banues në fshatin Rrasë, për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”, pasi për motive pronësie, kanë goditur njëri-tjetrin, me grushte dhe sende të forta.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Librazhd proceduan penalisht shtetasin F. Q., 67 vjeç, banues në fshatin Rashtan, Përrenjas, për veprën penale “Pushtimi i tokës”, pasi ka pushtuar një sipërfaqe toke në pronësi të vëllait të tij, shtetasit K. Q.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.