Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, arrestuan në flagrancë shtetasin:
N. Ç., 50 vjeç, banues në Belsh, pasi në lagjen ‘Kongresi’, Elbasan, ka penguar punonjësit e Zyrës së Përmbarimit Elbasan dhe gjatë ekzekutimit të vendimit gjyqësor, ka ushtruar dhunë fizike ndaj ish-bashkëshortes së tij duke e penguar në marrjen e kujdestarisë së fëmijës.
Gjithashtu ky shtetas ka kundërshtuar punonjësit e Policisë në krye të detyrës.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprat penale, “Dhunë në familje”, “Kundërshtimi i punonjësit të rendit publik” dhe “Pengime për ekzekutimin e vendimeve të Gjykatës “.