Elbasan- Organizoi ceremoni festive në kundërshtim me Aktin Normativ, ndëshkohet me masë administrative pronari i subjektit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, në vijim të kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme me qëllim monitorimin e zbatimit te masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19, kanë konstatuar se në një lokal po organizohej cermoni festive në kundërshtim me Aktin Normativ , duke mos respektuar protokollet e sigurisë.

Shërbimet e Policisë i kanë vendosur pronarit të subjektit , shtetasit A.H., masë administrative 1.000.000 lekë.

Policia e Elbasanit apleon për të gjithë pronarët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese , me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

——-

Proçedohen penalisht në gjendje të lirë 2 shtetas, sekuestrohet lëndë drusore dhe mjetet që e transportonin.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan dhe Përrenjas, në zbatim të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, si rezultat i kontrollit kanë evidentuar dhe goditur 2 raste.

Janë proçeduar penalisht në gjendje të lirë shtetasit: D.SH., dhe I.H, pasi u konstatuan nga Policia në fshatin Shelcan dhe Rrajcë Skënderbe, Prrenjas, duke transportuar lëndë drusore pa dokumentacionin përkatës.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”.

Kontrollet të tilla do të vijojnë çdo ditë për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore .