Policia Vendore e Elbasanit rrethoi zonën në një perimetër të gjerë dhe në ndihmë të Policisë Vendore shkuan forcat speciale Renea.
Grupi negociator i Reneas i ka bërë thirrje për disa orë rresht shtetasit J.K., për t’u dorëzuar, por ky shtetas nuk i është bindur thirrjeve të Policisë.
Shtetasi J.K, në orët e para të mëngjesit ka qëlluar me armë në drejtim të forcave Renea dhe gjatë shkëmbimit të zjarrit ky shtetas ka mbetur i plagosur jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje janë gjetur një armë zjarri pushkë dhe një sopat.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, vijon punën për dokumentimin e plotë të ngjarjes