Elbasan – Arrestohen në flagrancë 5 shtetas dhe procedohet penalisht në gjendje të lirë 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale

Arrestohen në flagrancë 5 shtetas dhe procedohet penalisht në gjendje të lirë 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale.

Parandalohet vjedhja në një market, vihet në pranga autori i dyshuar edhe për dy vjedhje të tjera.

Në vijim të punës për parandalimin dhe zbardhjen e vjedhjeve, identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin:

N. L., 24 vjeç, banues në Elbasan, pasi në lagjen “28 Nëntori”, Elbasan, ka tentuar të vjedhë në një market në pronësi të shtetasit A. K.

Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se ky shtetas është dhe autor edhe i 2 vjedhjeve të tjera, konkretisht:

Më datë 26.10.2020 dyshohet se ka vjedhur një kompjuter, një printer dhe disa dokumente në zyrën e shtetasit Xh. D.

Më datë 24.11.2020, në Elbasan dyshohet se ka vjedhur me thyerje dyqanin në pronësi të shtetasit G. L.
——

Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan u arrestuan në flagrancë shtetasit:

J. S., 33 vjeç, banues në Elbasan, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë jashtë banesës së tij, duke shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

XH. M., 20 vjeç, banues në Elbasan, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga Policia iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një dorezë metalike.
—–
Në vijim të zbatimit të planit të masave nga Policia Rrugore, për parandalimin e aksidenteve rrugore, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë, si dhe për evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve që drejtojnë mjete në mënyrë të parregullt, specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasit:

F. B., 44 vjeç, banues në Elbasan dhe E. P., 29 vjeç, banues në Tiranë, pasi janë konstatuar nga shërbimet e Policisë duke drejtuar mjetet në gjendje të dehur; E. Sh., 30 vjeç, banues në Gramsh, pasi në aksin rrugor Gramsh-Kodovjat, duke drejtuar mjetin kamion ka aksidentuar shtetasen F. S., 36 vjeçe, banuese në Gramsh, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
——-
Nga specialistët e Hetimit të Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Elbasan u procedua penalisht në gjendje të lirë, për veprën penale “Fshehja e të ardhurave”, shtetasi:

A., 22 vjeç, banues në Cërrik, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në dyqanin e tij u konstatua se ushtronte aktivitetin e tij pa u regjistruar në organet tatimore, si dhe iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale disa kapsollë.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme procedurale.