DVP Vlorë – Vihen në pranga 4 shtetas, shpallet në kërkim një tjetër, për vepra të ndryshme penale

DVP Vlorë/ Vihen në pranga 4 shtetas, shpallet në kërkim një tjetër, për vepra të ndryshme penale.
Zbardhen dhe dokumentohen 6 vjedhje të ndodhura në Finiq, Sarandë.
Goditet dhe një rast i shpërndarjes së lëndës narkotike në doza të vogla në qytetin e Vlorës.
Në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, evidentimin dhe kapjen e autorëve, si rezultat i një pune intensive dhe të mirëorganizuar, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisatiatin e Policisë Sarandë, arrestuan në flagrancë shtetasin Sh. C., 59 vjeç, banues në fshatin Levan, Fier.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi dyshohet se mengjesin e mbrëmjes së djeshme, ka vjedhur një shumë parash në dy banesa të ndryshme në pronësi të shtetases P. Ç, në Finiq, Sarandë.
Nga hetimet e kryera dhe provat e siguruara ka rezultuar se ky shtetas gjithashtu është autori i dyshuar i katër vjedhjeve të ndodhura më parë në territorin e Bashkisë Finiq, më konkretisht: Më datë 24.06.2021, ka vjedhur një shumë parash dhe disa vegla pune në banesën e shtetasit P. M; Më datë 11.07.2021, ka vjedhur 1 aparat celular të shtetases K. Y;
Më datë 07.08.2021, ka vjedhur disa orendi elektroshtëpiake në banesën e shtetases D. G;
Më datë 31.08.2021 ka vjedhur disa vegla pune në guroren e shtetasit F. Sh.
– – – –
Specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën Operacionale në DVP Vlorë, në vijim të kontrolleve në qytet për rritjen e parametrave të sigurisë dhe goditjen e paligjshmërisë në fushën e shpërndarjes së lëndës narkotike në doza të vogla, arrestuan në flagrancë shtetasin K. A., 18 vjeç dhe shpallën në kërkim shtetasin A. A., 27 vjeç, të dy banues në lagjen “Kushtrimi”, Vlorë.
Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj shtetasit K. A, dhe gjatë kontrollit të banesës së shtetasit A. A, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde narkotike cannabis sativa, një pjesë e ndarë në doza, të cilën këta shtetas dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin e shpërndanin, në qytetin e Vlorës.
– – – – –
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisatiatin e Policisë Sarandë, ndaluan për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasen A. T., 57 vjeçe, banuese në Sarandë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së saj.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Vlorë, arrestuan në flagrancë shtetasin Rr. M., 42 vjeç, banues në Vlorë, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin, në gjëndje të dehur.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.