DVP Vlorë – Procedohet penalisht 1 shtetase, shpallet në kërkim 1 tjetër

DVP Vlorë

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjëndje të lirë për shtetasen Sh. T., 51 vjeçe, banuese në Sarandë, pasi dyshohet se ka thyer xhamin e jashtëm të palestrës së një shkolle. Gjatë kontrollit në banesën e saj u gjet dhe u sekuestrua një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike kanabis.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë referuan materialet në Prokurori dhe po punojnë për kapjen e shtetases B. Gj., 31 vjeçe, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj gjyshit të saj.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.